Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka ofruar 200 ton ushqim për bagëtitë si ndihmë për blegtorët e Bashkisë e Fier që janë prekur nga përmbytjet e muajit nëntor.
Përmbytjet kanë dëmtuar rezervat me ushqim për bagëtitë duke e bërë shumë të vështirë ushqimin e tyre. Për këtë arsye, TAP ofroi ushqim për bagëtitë për më shumë se 10 fshatra. Ndihma është shpërndarë në më shumë se 1,500 blegtorë dhe do të mbajë me ushqim për një periudhë emergjence 20 ditore një numër prej më shumë se 10,000 bagëtive të imëta dhe mbi 1,500 gjedhëve.
Një nga njësitë administrative të Bashkisë Fier e cila është prekur më shumë nga përmbytjet është ajo e Dermenasit. Administratori i Njësisë Administrative të Dermenasit, Dilaver Shyti, gjatë shkarkimit të ushqimit nga kamionët tha: “Mbajtja e gjedhëve dhe bagëtive të imta me ushqim u bë e pamundur duke u kthyer në një emergjencë tjetër. Fermerët e kanë shumë të vështirë që të sigurojnë ushqim për bagëtitë pasi të gjitha rezervat u dëmtuan nga përmbytja. Falenderojmë TAP që edhe një herë na është gjendur në krah për të përballuar një tjetër emergjencë.”
Ndihmat ju dorëzuan Bashkisë së Fierit dhe për shpërndarjen e tyre ndihmuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Kjo nuk është hera e parë që TAP i është përgjigjur komuniteteve pranë gjurmës së gazsjellësit në raste emergjencash. Në janar të 2017, TAP ndihmoi rreth 1300 familje me ushqime për të përballuar dimrin e ashpër dhe gjatë gushtit 2017 i dhuroi Emergjencave Civile uniforma dhe fikse zjarri./a.m.