Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër dhunën gjatë protestës së djeshme të opozitës si dhe sjelljet e deputetëve në sallën e seancave plenare. Përmes një reagimi për mediat, Delegacioni i BE ka kritikuar ashpër sjelljet e opozitës ndërsa ka kërkuar nga deputetët të tregojnë lidership dhe përgjegjësi ndaj atyre që i kanë zgjedhur.
Deklarata:
BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare.
Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.