Kuvendi ka zgjedhur sot Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës kanë kundështuar duke protestuar. Pavarësisht tensionit që ka shoqëruar gjithë seancën parlamentare të kësaj së hëne, 18 dhjetor, kryeministri Rama ka zgjedhur të mos flasë.
Ai nuk ka reaguar pas asnjë moment, pavarësisht akuzave nga opozita.
Pas përfundimit të seancës kryeministri Rama ka lënë ambientet e Parlamentit, duke dalë nga dalja anësore, ku e priste makina e tij, pasi në hyrjen kryesore ndodheshin qytetarët që protestonin.
Me përfundimin e kësaj seance, kryeministri Rama ka vendosur të flasë para gazetarëve, duke thirrur një konferencë për shtyp në orën 13:30.
a.ç