Papa Françesku ka kritikuar gazetarët të cilët kanë rikthyer skandalet e vjetra dhe i kanë sensibilizuar këto lajme, duke thënë se ky është një mëkat serioz që i lëndon të gjithë të përfshirët.
Francis, i cili po planifikon t’ja dedikojë mesazhin e tij të ardhshëm vjetor komunikimit për “lajmet e rrema”, u tha mediave katolike se gazetarët kryejnë një mision themelor për shoqëritë demokratike.
Ai u kujtoi atyre që të japin informacion të saktë, të plotë dhe korrekt dhe të mos japin raporte të njëanshme.
Papa u shpreh:” Ju nuk duhet të bini në mëkatet e komunikimit, dezinformim ose njëanshmëri, shpifje që është sensacionale, ose duke kërkuar lajme të vjetra dhe që janë trajtuar “.
Ai i quajti këto veprime një “mëkat të rëndë që prek zemrën e gazetarit dhe i lëndon të tjerët“.
a.ç