Ka nisur mes tensionesh seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mësohet se ka mbledhur firmat për kandidaturën e Arta Markut.
Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm kundërshtohet ashpër nga opozita e bashkuar, mbështetës të së cilës kanë nisur një protestë jashtë sallës së Kuvendit.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që të hiqej nga rendi i ditës zgjedhja e Kryeprokurorit, çka u rrëzua me votim nga Kuvendi. Kjo ka shkaktuar debate dhe tensione në Kuvend.
Me heret, Sali Berisha dhe Flamur Noka u përplasen me forcat e gardës
Paralelisht me seancën, opozita ka organizuar edhe një tubim para parlamentit.
Seanca po zhvillohet me debate të forta dhe deri më tani është ndërprerë dy herë.
***
Ora 11:20 Duma nxit protestuesit të futet brenda parlamentit
“Ju po prisni të futeni brenda. Kjo është e drejtë sepse ajo sallë është e juaja“, deklaroi Grida Duma
Ora 11:10 Manja pyet opozitën: Pse janë SHBA-BE në një mendje me ne?
Situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, teksa protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe përplasen me policinë.
Pas deklaratave të opozitës ka folur për mediat edhe Ulsi Manja, i cili deklaroi se nuk do të tërhiqemi nga zgjedhja e kryeprokurorit.
Manja pyeti opozitës së pse SHBA dhe BE janë sot në një mendje me ne
“SHBA dhe BE janë sot në një mendje me ne. Opozita duhet të përgjigjet për këtë gjë. Për herë të parë kjo opozitë dhe Sali Berisha nuk mund të zgjidhet nga Berisha dhe opozita”, deklaroi Ulsi Manja
Gjatë kohës që po fliste deputeti socialist, ka ndërhyrë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
“Kryeprokurori nuk zgjidhet kryeprokurori nga kriminelet. Ju jeni diktatura e drogës dhe krimit. Nuk lejojmë kryeprokuror antikushtetues’’, deklaroi Kryemadhi
Ora 11:03 Protestuesit çajnë kordonin e policisë, ndërhyjnë Forcat Speciale
Protestuesit e opozitës kanë thyer kordonin e policisë para Kuvendit, duke tentuar të hyjnë me forcë në sallë, ku vijon seanca për kryeprokurorin e përkohshëm. Ndërkohë, Report Tv mësoi se një vajze i ka rënë të fiktë mes turmës së njerëzve, të cilët janë përplasur ashpër me policinë. Gjithashtu, një punonjës policie është lënduar në kokë pasi është goditur nga druri i një baneri të protestueve.
Ora 10:44 Ndërpritet për herë të dytë seanca, opozita bllokon foltoren
Seanca po zhvillohet me debate të forta dhe deri më tani është ndërprerë dy herë. Pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e kryeprokurorit, opozita ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit, ndërkohë që Ruçi ndërpreu seancën
Ora 13:38 Kuvendi rrezon kërkesen e opozitës
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që të hiqej nga rendi i ditës zgjedhja e Kryeprokurorit, çka u rrëzua me votim nga Kuvendi. Kjo ka shkaktuar debate dhe tensione në Kuvend.
Ora 10:30 Kryemadhi: thirrje Ramës: Ik e mos u kthe, të shpëtojë edhe familja jote prej teje
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të heqë nga rendi i ditës cështjen e kryeprokurorit.
“Ndërprit seancën për rendin e ditës. Hilacakët më të mëdhenj jeni ju, por kjo punë ka marrë fund, nuk ka për të vazhduar kjo histori, nëse doni një prokuror të mbulojë zullumet tuaja, pisllëqet që keni bërë kjo gjë ka marrë fund, nuk ka as prokuror të përkohshëm, as të përgjithshëm, as shqiptar e as ndërkombëtar të mbulojë pastrimin e parave të drogës që po helmojnë shqiptarët. Edhe këtij i duket normale përdorimi i kokainës, ik dhe mos u kthe të shpëtojnë shqiptarët, por të shpëtojë edhe familja jote prej teje”- tha Kryemadhi.
BERISHA FLET ASHPËR
Ora 10:20- Pasi situata iu rikthye normalitetit, Sali Berisha merr fjalën në foltore dhe thotë se u tentua t’i pengohej e drejta e fjalës. Ai shtoi se mazhoranca me këto sjellje po i shpallte luftë opozitës. “Na shpallën luftë, i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”.
ISH-KRYEMINISTRI BERISHA TENTON TË MARRË FJALËN, DEPUTETËT E PD PËRPLASEN ME GARDËN
ORA 10:15 Pas fjalës së kryedemokratit Basha, ka vijuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla për të prezantuar nisëm “Lule dielli”.
Në vijim fjalën në foltore ka tentuar ta marrë ish-kryeministri Berisha, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës pasi kryeparlamentari Ruçi nuk i kishte dhënë miratimin.
Në këtë moment janë mbledhur në foltore të gjithë deputetët e opozitës, duke u përplasur me Gardën.
NIS SEANCA, BASHA PARALAJMERON: MOS SHKELNI KUSHTETUTEN, TERHIQUNI OSE PERBALLUNI ME PASOJA
ORA 10:10 -I pari fjalën e ka marrë kreu i opozitës, Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se kjo është një nga ditët më dramatike për vendin, dhe për demokracinë.
“Kjo është një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë që duan një vend demokratik. Sot po bëhet një dhunim flagrant i Kushtetutës. Mazhoranca po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Sot në mënyrë tinëzare ju po bëheni gati për një dhunimin e institucioneve. Legjislativi ekzekutiv dhe drejtësia janë dhe duhet të jenë të ndarë nga njëri-tjetri. Kushtetuta ia ndalon një force të vetme politike emërimin e prokurorit të përgjithshëm. Ju jeni paralajmëruar vazhdimisht gjatë këtyre javëve që të hiqni duart larg pushtetit të drejtësisë. Jeni paralajmëruar të mos vazhdoni më pengimin e hetimeve për Tahirin, Dakon, dhe dosjet e krimit. Por ju jeni të vendosur të shkelni kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin e paligjshëm dhe pasuritë tuaj. Ky është momenti i fundit kur në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni. Ky është urdhër i popullit, bindjuni atij, ose përndryshe përballuni me pasojat”, tha Basha.