Kryetari i PD Lulzim Basha kërkoi sot në Kuvend që mazhoranca të tërhiqet nga zgjedhja e kryeprokurit të përkohshëm pasi sipas tij zgjedhja është antikushtetuese dhe grusht shteti.
“Sot është një ditë dramatike për këtë parlament dhe për demokracinë shqiptare. Sot në dhunim të Kushtetutës shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Kjo është një seancë antikushtetuese. Ju po bëheni gati për grusht shteti. Pushteteti duhet të jenë të ndara. Reforma në drejtësi ja ndalon një force të vetme politike emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm. Jeni paralajmëruar që të mos pengoni hetimet. Ju jeni të vendosur për të shkelur kushtetutën. ju kërkoj të tërhiqeni ose do përballeni me pasojat”, deklaroi Basha.