Punëtoret e seksit në Shkup, në ditën botërore kundër dhunës ndaj tyre marshuan dje në qendër të Shkupit për të kërkuar vëmendjen e autoriteteve dhe ndalimin e krimeve dhe të dhunës kundër tyre.
Bashkë me to marshuan edhe dhjetëra aktivistë për të drejtat dhe mbrojtjen e tyre.
Në Maqedoni njoftimet janë të ndryshme në lidhje me numrin e punëtoreve të seksit që shkojnë nga tre apo pesë mijë deri në disa herë më shumë se kaq, përgatiti ”VoA”. (b.an)