Partia Demokratike ka kërkuar një takim me aleatët e saj opozitarë. Lajmi konfirmohet nga selia blu ndërsa pritet që Lulzim Basha të presë sot partitë që do ta mbështesin në protestën e nesërme.
Më herët opozita ka njoftuar një tubim para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar zgjedhjen nga mazhoranca të Kryeprokurorit të Përkohshëm.
Takimi i sotëm i Bashës pritet të zhvillohet në orën 17:30 dhe qëllimi i tij është koordinimi i aksionit opozitar të hënën paradite. /b.d