Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi janë kapur me një çantë me drogë.
Operacioni është zhvilluar në mesnatë në Molivdhoskepasto nga policia greke.
Mësohet se shtetasit shqiptarë kanë kaluar kufirin Shqipëri-Greqi në këmbë, teksa transportonin çantën me drogë.
Dy shqiptarët 26 dhe 37 vjeç janë pikasur nga policia, dhe janë vënë në pranga.
Sakaq, është sekuestruar çanta e cila përmbante 6 pako me 6 kg 250 gramë marijuanë.
a.ç