Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e së dielës në Fier, pasi u godit me thikë në një lokal.
Sipas policisë, rreth orës 09:00 në urgjencën e spitalit të këtij qyteti ka shkuar për mjekim një 31-vjeçar me iniciale F.S, banues në fshatin Peshtan i Vogël.
Ai dyshohet se është goditur me thikë në bark nga një 40-vjeçar me iniciale D.H, pas një konflikti të ndodhur në një lokal në fshatin Lavan.
31-vjeçari po mer mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policise