Pema e Krishtlindjes e ngritur në Romë ka ngjall të qeshura në mediat sociale, ku përdorues të shumtë kanë nisur ta krahasojnë atë me “furçën e tualetit” e madje edhe e kanë vënë në pyetje nëse do të qëndrojë deri në kohën e pushimeve.
Shumë të tjerëve nuk po u duket aspak qesharake çmimi i tij – 48 mijë euro, raporton RT.Pisha festive e vendosur në Piazza Venezia në zemër të kryeqytetit është quajtur edhe “Spelacchio” (italisht: e shëmtuar, i leckosur) nga gazetari i njohur Vittorio Zucconi.
“Një pemë e shkretë që përfaqëson në mënyrë të përkryer administratën [romake] ka ardhur në Piazza Venezia”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Koha.net.
Një tjetër e krahasoi pishën e hollë, të dobët të degëzuar me një furçë tualeti. E madje as dritat e gjata 3 kilometra për Krishtlindje nuk ndihmuan që banorët të ndihen të kënaqur.
tualetit”. Kjo pishë tani ka edhe profilin e vet në Tëitter me emrin “Spelacchio” dhe po ndiqet nga mbi 3 mijë persona, ku po postohen edhe “kushërinj” nga qytete tjera. (b.an)