Opozita duket se po shfrytëzon çështjen e kryeprokurorit për të nisur protestat ndaj mazhorancës. PD-LSI po koordinohen për protestë të përbashkët para parlamentit ditën e hënë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm nga mazhoranca.
Por ndërkohë që opozita përgatitet për protesta, në kampin e shumicës tashmë ka ardhur koha të festohet. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët socialiste për të kremtuar paraprakisht festat e fundvitit.
Ata kanë zgjedhur një ambjent të “pushtuar” nga ngjyra lejla e cila është shndërruar në simbol të kësaj force politike.