Në 2008, Alexander ra në koma për një javë dhe dokumentoi çfarë mbante mend nga ajo periudhë në librin e ri të quajtur “Jeta në universin e ndërgjegjes: Një udhëtim i një neurokirurgu në zemër të vetëdijes”.
Në libër ai thotë se ka përjetuar një ndjenjë si të ishte duke u ngjitur në parajsë apo diçka e ngjashme.
Në atë kohë ai vuante nga infeksioni i trurit, i njohur si meningoencephalitis, duke e lënë me vetëm 2% shans për të jetuar. Madje dhe doktorët i thanë familjarëve të tij se ai do vdiste dhe e mbajtën në ventilim mjekësor për ta ruajtur pak më gjatë.
Ishte kjo pika kur ai nisi të përjetonte një aktivitet të pazakontë. Ai thotë se pa një dritë që zbriste poshtë dhe nisi të dëgjonte muzikë. 63-vjeçari thotë më tej se ndjeu sikur po ecte mes të çarash, për të dalë në një luginë të gjelbëruar dhe pjellore, të paqtë me ujëvara me ujë kristal.
Edhe pse kjo mund të jetë një histori bindëse, dhe jo përrallë, prapë është fjala e një njeriu dhe nuk ka mënyrë për ta verifikuar nëse është apo jo e vërtetë.
“Dëshmia për eksperiencën pranë vdekjes është e madhe. Pore provat se si ndodh praktikisht janë joekzistente”, ka thënë Alexander. Megjithatë vetëm pak javë më parë shkencëtarët në Kaliforni thanë se ligji i Fizikës do e ndalonte informacionin në trurin tonë, kur vdesim. Kështu që, historia e Alexander mund të mbete vetëm një dëshirë që do e donim të gjithë.