“Stefanel” mblodhi bashkë këtë të premte të gjithë ata që janë të kujdesshëm ndaj detajeve dhe kanë shije të hollë. Tashmë siç është bërë traditë, edhe këtë vit “Stefanel” krijoi në ambjentet e dyqanit të pozicionuar në bllok një atmosferë festive, për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Ky ishte edhe një rast shumë i mirë për tu njohur me koleksionin më të ri, që pa modesti duhet thënë se tërhoqi vëmendjen e të ftuarëve të cilët nuk nguruan të bënin edhe blerje. I menduar për të qenë një event class, organizatorët kishin kuruar çdo detaj.
Muzikën këtë herë ia kishin besuar një DJ shumë simpatike. Gjatë gjithë kohës, vajza e talentuar mendoi për të ftuarit, duke i dhuruar muzikë relasuese siç i ka hije një biznesi të këtyre përmasave. Në këtë event mori pjesë edhe një qenush shumë simpatik dhe i edukuar… Berina Kokona, pronare e “Stefanel” në Shqipëri shkëlqeu e tëra! Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë blu, që e tregonte elegante, plot shije dhe class, ashtu sikundër ajo kujdeset për kostumografinë e personazheve më të njohur apo edhe atyre të teatrit.
Ndërsa koreografia, Kozeta Bakiu, me dashamirësinë që e karakterizon, mirëpriti të ftuarit, duke ‘trokitur’ gotat për një “Gëzuar”, siç është edhe tradita… Emra të njohur nga bota e artit dhe kulturës, por edhe politikës, i shtuan vlerat këtij eventi madhështor.
Majlinda Bregu, një ndër të ftuarat e mbrëmjes, nuk nguroi edhe të bënte blerje… Kastriot Caushi, Ndriçim Xhepa, Marcela Lati, Sonny K. Elson, Isli Islami, velinat e “E diela Shqiptare” e shumë personazhe të tjerët ishin disa nga emrat e njohur që morën pjesë në eventin e festave të fundvitit të “Stefanel”.