Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar kërkesën e juristit të OSHEE, Romeo Kara dhe të deputetit socialist, Taulant Balla, për të rikthyer për hetim çështjen e privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ.
Dosja e skandalit CEZ ishte mbyllur nga prokuroria. Me këtë vendim të gjykatës, hetimet për megaaferën do vijojnë.
Ish-kreu i komisionit hetimor për skandalin CEZ, Taulant Balla, dhe ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara, kërkuan 4 ditë më parë të mos pushohet hetimi për këtë skandal nga Prokuroria.
Romeo Kara theksoi se Prokuroria nuk ka dashur të konstatojë dëmet e mëdha të shkaktuara nga ky skandal, ndaj dhe ka mbyllur çështjen.