Nuk kanë munguar batutat në takimin e Ramës me ministrin francez Collomb, ndërsa kryeministri shqiptar i kujtoi Kampionatin Europian të futbollit.
“Dua ti kujtoj gazetarëve francezë të pranishëm se u bë një kampionat futbolli ku për fat të keq Franca nuk fitoi. Por pati me mijëra shqiptarë që e ndoqën ekipin kombëtar, por asnjë shqiptar nuk thyu një xham të vetëm. Ishte tifozeria më e mirësjellshme e europës. Por ndoshta ishte faji i arbitrit që nuk fitoi Franca” – tha Rama në fund të konferencës për shtyp.