Dita e nesërme, e shtunë 16 dhjetor do jetë ditë mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave të Tiranës.
Ndonëse zyrtarisht është ditë pushimi, nxënësve të arsimit parauniversitar të kryeqytetit do t’u duhet të përgatiten për në mësim. Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës ka urdhëruar që nesër të gjitha shkollat e Tiranës të zhvillojnë normalisht mësim për të zëvendësuar datën 27 nëntor, e hënë, e cila u bë pushim për shkak se e marta dhe e mërkura, 28 dhe 29 nëntor, ishin ditë feste zyrtare, Dita e Flamurit dhe Çlirimi.
Ndërkohë, nuk ka ende një vendim nga Ministria e Arsimit se kur do zëvendësohen nga shkollat e tjera të vendit orët e humbura dy javë më parë. Shkollat qëndruan të mbyllura edhe në datën 30 nëntor kur vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje.
a.ç