Deputeti socialist Ilir Beqaj ka ironizuar dje Edmond Spahon teks i ka kujtuar vargjet e personazhit tiranas Sefer Daja.
“Prej katuni ke ardh, në Tironë ke zon ven. Me kaptinë si… dardhë, na shet edhe men” – tha Beqaj dje pasi kreu i grupit parlamentar të PD replikoi me Ramën.
Në fjalën e tij para kolegëve, ish-ministri i Shëndetësisë tha se opozita nuk është treguar serioze me reformën në Drejtësi, pasi nuk gjen dot kandidatin nga Shoqëria Civile.
“Nuk e bën qeveria reformën në drejtësi” – tha deputeti i PS.
Ai rikujtoi “Hënën blu” të Berishës sa i përket përmbytjeve. “Çfarë tha Saliu janë gënjeshtra. Na kërkuat të mos bëjmë propagandë, por shifrat jemi të detyruar t’i themi. Dëmet e vitit 2010 i shlyet pjesërisht në vitin 2013 për fushatë” – tha ai.
“Berisha është përfaqësuesi më i lartë i gjallë i alpeve” – tha Beqaj teksa solli në vëmendje planin e qeverisë për investimet në zonat malorë turistike të veriut. /b.d