Për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe erës me forcë të madhe në zonën e Orikumit, prej orës 24:00 të mbrëmjes së kaluar, Orikumi, Tragjasi dhe Radhima nuk po furnizohen me energji elektrike.
Kjo situatë ndikon edhe në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të këtyre zonave.
Ujësjellës Kanalizime informon se ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza.
“Ujësjellës Kanalizime do të nisë furnizimin me ujë për këtë zonë si zakonisht, në orën 15:00 të ditës së sotme.
Por, në mungesë të energjisë elektrike, do të furnizohet vetëm 50% e Orikumit, thënë ndryshe me ujë do të furnizohen linjat e shtëpive private dhe katet e para dhe të ulta të pallateve. Nëse energjia elektrike do të rikthehet sa më shpejt, atëherë me ujë të pijshëm do të furnizohet i gjithë Orikumi, Tragjasi dhe Radhima. Gjithcka varet nga energjia elektrike” inforon Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë./oranews/b.d