Një operacion antidrogë në qytetin e Durrësit ka çuar në sekuestrimin e 179 gramëve heroinë si dhe ka çuar në arrestimin e një 39 vjeçari dhe vendosjen në kërkim të tre personave të tjerë.
Në pranga ka rënë 39- vjeçari Bledar Tahiri, ndërsa janë shpallur në kërkim E.K, 36 vjeç, E.R 34 vjeç dhe LÇ, 39 vjeç.
Sasia e heroinës së sekuestruar ishte e ndarë në 30 doza, ndërsa është sekuestruar gjithashtu edhe një peshore elektronike dhe një aparat celular.
Sipas hetimeve të deri tanishme, Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit i’a blinte drogën E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar”Bridge”.
Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Durrës godasin një rast të drogave të forta.
Sekuestrohet Heroinë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 3- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.
Është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Bridge”.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
• Bledar Tahiri 39 vjeç, banuese në Shijak.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
• E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;
• E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;
• L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza.
• një peshore elektronike;
•një aparat telefoni celuar.
Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.
Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit I’a blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
a.ç