Salmoni njihet për përfitimet e tij shëndetësore. Është ndër peshqit më të pasur me omega 3. Salmoni ka një mish shumë të mirë, me shije delikate dhe të veçantë, i vlerësuar kudo.
Mishi i salmonit të rritur në lumenj është më i preferuar nga ai i salmonit të kapur në det.
Salmoni është një ushqim i shkëlqyer, i pasur me proteina, yndyra shumë ushqyese, vitamina (Tiamin, Niacin, Vitamina B6, Vitamina B12) dhe disa minerale (fosfor dhe selen).
Përmbajtja e natriumit është jashtëzakonisht e ulët.
Ushqimi i detit ka më pak kalori dhe yndyrë krahasuar me mishin e kuq. Prandaj rekomandohet peshku të konsumohet dy here në javë, përgatiti Koha. (b.an)