Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, por bashkë me të është rritur edhe niveli i ndotjes.
Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë sasi ta mëdha të mbeturinave nga Kosova e Maqedonia. Ndërsa marrëveshja për vendosjen e rrjetave pritëse nga dy shtete që kanë burimet e ujit kanë mbetur vetëm prononcime mediatike.
Nga reshjet e fundit Liqeni i Fierzës, duket në një situatë të mirë sa i përket nivelit të ujit i cili është rritur me të paktën 11 metra. Por lumenjtë bashkë me prurjet e ujit kanë sjellë nga Kosova e Maqedonia, mbeturinat të shumta duke kthyer problemin e vjetër të ndotjes.
Ndërkohë që erërat e ditëve të fundit i kanë larguar këto mbetje drejt bregut e gjireve të fshehta të liqenit. Koordinatori i përgjithshëm i prefekturës Abdulla Domi, thotë se dhënia e statusit të veçantë këtij liqeni do të parandalonte ndotjen e tij pasi deri më tani nuk ka asnjë rezultat pozitiv për këtë qëllim.
“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë nga autoritetet që liqeni të marri statusin e duhur liqeni ashtu siç e meriton.
Është një liqen që prodhon energji elektrike, i jep një ndihmë të madhe ekonomike Shqipërisë, sigurisht do kishte vlerë nëse do mirëmbahej dhe menaxhohej për pastrimin nga mbeturinat, ndikojnë edhe erërat duke i postuar në vende të ndryshme të liqenit.
Vazhdojmë të insistojmë për ta sistemuar këtë problematik si institucion i prefektit, në fakt mund ta kishim zgjidhur shumë kohë më para,”shpjegoj Abdulla Domi, Koordinatori i përgjithshëm i prefekturës.
Disa herë është bërë e ditur blerja e një anije pastrimi për sipërfaqen e liqenit, por Ministria e Mjedisit ende nuk ka përcaktuar një fond te veçante për këtë qellim. Ndërsa zotimet e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane janë prezent sërish në liqenin e Kukësit.
http://shqiptarja.com/sociale/2750/mbetjet-e-shumta-urbane-mbulojn–liqenin-e-fierz-srrezikojn–gjallesat-458928.html
ma.me