Krimet e Rënda kanë dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen për akuzën e vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
Kur kanë kaluar më shumë se një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, Gjykata jep dënimin maksimal për Qosen, mbrojtja e të cilit pretendoi se vuan nga probleme mendore, por ekspertiza rrëzoi këtë pretendim. /b.d