• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’i shkruash dhimbjes me dashuri

by Java News
14/12/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një tufë letrash të ruajtur nga autori dhe befas ato shpërthejnë në një botim për publikun në vitin e largët 1943. G. Maranaj, siç e vendos pseudonimin autori i tyre, për shumë njerëz të letrave nuk thotë asgjë , derisa zbulohet për ata që njohin historinë e tij private. Ajo është kujtesa e një dhimbje, që e grihnon kohën e mbushur me shqetësim, ku Evropa po përjeton një Luftë të Dytë. Autori është një inxhinier që e njohin mirë në kryeqytet, kurse e shoqja që “merr” letrat postmortum, një nga gratë më të njohura të kryeqytetit. Një qytet si Tirana, që ka pak më shumë se dy dekada që po ndërton jetën e vet si qendra e parë e Shqipërisë ka nevojë për histori. Por, historia e dhimbjes, sadoqë i shton kujtimet Tiranës, të shkakton edhe sot shumë trishtim. Prej fatit, kohës, dashurisë së pamundur.

Autori Gjovalin Gjadri i ka të gjitha këto ndjesi në shpirtin e tij, ngaqë është i helmuar prej ikjes së parakohshme të së shoqes, që ai i drejtohet ende si të jetë ajo e dashura e dikurshme, ku sapo janë njohur. Zejnep Toptani, pinjolle e familjes patriotike të Abdi Toptanit, që përbën personazhin e dytë të epistolarit të dhimbur, nuk është më. Ajo bëhet e gjallë në retrospektivë prej autorit, pasi ai i drejtohet sikur të jetë diku me referenca të qarta. Në fakt, ai i flet eterit, nga ku beson se do të përcjellë kah ajo. Ajo vetë zbulohet pak nga pak, në një formë të këndshme, që i ka dhënë veprës së vet autori. Së pari nga letrat e saj të dikurshme dhe pastaj në ato që ai i dërgon asaj përmes rrëfimit të dhimbsur.

Duhet ndërprerë një dekik ky epistolar dhe i duhet dhënë një falënderim përkthyesit të saj. Ardian Ndreca me gegnishten e tij organike na e sjell autorin në një formë, që ai vetë do e kish ëndërruar. Më shumë se kaq, ai i ka bërë një shërbim të këndshëm këtij dialekti duke treguar fuqinë dhe mundësitë shprehëse. Eseja pararendëse na ka futur shumë më tepër në hullinë e atij rrëfimi të bukur që lexojmë, por na sjell sërish edhe Ndrecën me kulturën e bukur dhe përpjekjen e tij të pandalë për formim.

Libri i inxhinierit Gjovalin Gjadri: “Letra grues seme të vdekun”, dalë nga shtëpia botuese “Onufri” tregon një dashuri të bukur, të ndodhur gati 90 vite më parë, kur një i ri shkodran nga një familje e thjeshtë e besimit katolik, dashurohet me një vajzë të re të pasur, që është e besimit mysliman. Të dy janë të arsimuar në Vjenë. Kjo urë e bukur i mban të gjitha kalimet e argumenteve që shtjellohen në vepër. Gruaja vdes fare e re në Itali dhe që atëherë për burrin s’ka më jetë. Ai i drejtohet asaj me mëndje, e mban në shpirt dhe vendos ta kujtoj me këtë epistolar virtual, që nuk ka pritës.

“Jeta jeme asht bjerrë. Kam arsye të mjaftueshme me vra veten, por ngurroj, pse nji dorë, një fuqi mistike më ndalë. Në vragën e humbjes tande të pamatë jeta jeme shpirtnore ka pësue shndrrime të thella. Në lojën e mshehtë mes ligështisë dhe guximit, mes dyshimit dhe besimit në Zotin, e njoh veten ma pak, por nji gja e di me siguri, lakmoj i zhuritun vdekjen. Të lutem e dashun, më merr me vete!

Në një farë mase, e mendojmë se ky libër shërben edhe si një homazh për intelektualët shqiptarë dhe ndjenjat e tyre, por edhe atë shkallë të lartë emancipimi dhe kultivimi ndjenjash kishte një brez i asokohe. Inxhinieri i shquar shqiptar ka një prekje të lartë humane dhe koncepte mirëfilli estetike dhe filozofike, që i dalin thjesht edhe pa asnjë sforcim nga pena e tij e dhimbur. Ato janë pjesë e një formimi të mirë por edhe kultivimit të bukur të autorit. Njësoj na vjen dhe vajza-grua, që derdh në këto letra me një çiltërsi të pamatë të gjithë brishtësinë natyrale, por edhe ndjenjat e pastra. Kur lexon këtë “epistolar” bindesh se neo-shqiptarizmi dhe qarqet kulturore të atyre viteve realisht kishin një bërthamë të bukur nga ku po zhvilloheshin. Nga kjo marrëdhënie do kuptosh edhe dhimbjen kombëtare për zhdukjen e një brezi, që mund ta ndryshonte Shqipërinë shumë më herët dhe ta përcillte vendin në udhët normale. Bashkë me të shoqen, të dy personazhet e këtij libri, shfaqen si dy njerëz me kërkesa të larta, që shqyrtojnë në elementët historikë ku jetojnë edhe deri fatin e trishtë të vendit. Okupimi i vendit prej pushtuesit fashist është një plagë, që ua shpërthen zemrat dhe të dy jetojnë kokulur atë pabesi të fqinjit agresiv, Italisë. Ndaj kësaj të fundit, autori do të derdhë kritika-anatema, ku bashkohet dhimbja për ikjen e të shoqes, por edhe të gjithë zhvillimin social-kulturoro-politik të një vendi si Italia, që ai e shikon inferior përkundrejt vendeve gjermanike ku ka mësuar dhe racës së tij shqiptare…

Por, kaq, autori vishet menjëherë e mbetet në një botë trishtimi.  “Ndihesha i plaçkitun, por lotët më thonin se Ai që më dha aq shumë të mira nuk mundet më mi marrë rishtas përgjithmonë. Ti ishe për mue nji dhanti e jetës e un due që dhantija jeme të kthehet prapë prej Dhuruesit të madh”. Monologu, që në fakt mund të konsiderohet si një akt meditimi i autorit, nxjerr zbuluar të gjithë kulturën e autorit dhe indirekt dhe bashkëshortes së tij. Autori nuk i shmanget qoftë edhe detajeve më të vogla, duke treguar edhe dobësitë e tij dhe të ndjerës, që asokohe mund të konsideroheshin si sakrilegj, në shoqërinë maskiliste dhe tejet të prapambetur. Ai përcjell jo thjesht të gjithë kulturën por na përball natyrshëm me konceptet e të bukurës, dhimbjes, dashurisë…Ndikimi i shkollave gjermanike duket thellë dhe këtë e shpreh ngado:“Lumnija asht gjithmonë e mangët, nuk mjafton kurrë dhe nuk ka fund. Vetëm vuejtja ka nji natyrë të përcaktueme”.

A është disi i dorëzuar autori?! Në dukje është i rrënuar, por në brendësi e mban i biri, pjesa më e dashur e familjes, tashmë gati të gjysmuar.

Autori kur e shkruan këtë libër është 43 vjeç, një moshë që asokohe konsiderohej, si e vjetër, por asesi për shpirtin e tij, që tashmë duket i mbaruar. E në këtë ai bën përballjen e tij të re me Zotin. Me jetën. Pse? Pse duhet të marrë njerëzit e mirë? Pse pikërisht atij? Dhe, këtu mban fabulën e vet, ku metafizika përballet me realitetin. Autori, njohuritë që na shpalos veçse i ka të mësuara i ka shumë të ndërfutura dhe të eksperimentuara me eksperiencat e tij në një jetë vërtetë aktive. Por, mërzitia nuk e ndihmon. “Kam dashunue gjithmonë të bukurën dhe kam dashtë të mirën”, përfundon meditimin krejt i vetmuar, duke na dhënë një model të bukur dashurie por duke na e ndarë një dhimbje, mu nga ato që të lenë shi shkrime të tilla.

Nëse e lexon me kujdes librin, do e vlerësosh shumë edhe Ardian Ndrecën sepse ka ditur të futet në botën e autorit në një mënyrë të tillë, saqë padyshim Ing. Gjadri do t’i ishte mirënjohës, bash njeriut që foli shqip në vend të tij, po aq bukur sa edhe në gjermanisht. (Milosao)

Skeda

Titulli: Letra grues seme të vdekun

Autor: Gjovalin Gjadri

Botues:Onufri

Përkthyes: Ardian Ndreca

Çmimi: 1000Lek

Faqe: 125

 

Next Post
Aksidentoi fëmijën e mitur, vihet në pranga 21-vjeçari

Aksidentoi fëmijën e mitur, vihet në pranga 21-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

December 30, 2025
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

December 30, 2025
Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

December 30, 2025
Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

December 30, 2025
Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Fjala e plotë/ Rama konferencë për fundvit: Dorëheqje për çfarë? Unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime

December 30, 2025
Nis beteja për trashëgiminë pas vdekjes së Brigitte Bardot: Çfarë mbeti nga pasuria e ikonës së kinemasë

Nis beteja për trashëgiminë pas vdekjes së Brigitte Bardot: Çfarë mbeti nga pasuria e ikonës së kinemasë

December 30, 2025
Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-21” kryen eksperimente në fusha të shumta

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-21” kryen eksperimente në fusha të shumta

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com