Gjatë interpelancës me ministrin Peleshi, dpeuteti i PS Erjon Braçe akuzoi ashpoër ish-ministrin e LSI Edmond Panariti për disa kontrata me fmialjarët e Balilit që kanë marrë rreth 20 hekatrë tokë në përdorim. Kontratat janë nënshkruar gjatë kohës që Balili ishte shpallur në kërkim.
Ndëkorhë, ka ardhur edhe reagim ii ish-minsitrit Panariti i cili ka zgjedhur të përgjigjet përmes rrjeteve sociale dhe jo nga foltorja e parlamentit siç e sfiduan socialistët. Panariti deklaroi se kontratat janë sipas ligjit dhe nuk janë zbatuar kritere partiake apo klasore siç tha ai.
Postimi i Panaritit:
Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.
/a.m.