Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në parlament për çështjen e përmbytjeve. Por, ai u fokusua edhe njëherë te akuzat për çështjen Tahiri si dhe atë Balili.
Berisha hodhi një akuzë të rëndë kur tha se Rama ëhstë kapur me orgji në kompleksin e Balilit.
“Ju vini këtu me hipokrizira vetëm për të mbrojtuar Tahirin. A doli që SHIK-u e kishte informuar për 27 oficerë madhorë që kultivonin dhe trafikonin drogë. Në makinë me Sotën ka qenë edhe Tahiri. Pse e cove Spartak Brahon të nesërmen a të pasnesërmen te ky Çako? Po videot e tua të orgjive në Santa Quaranta”, deklaroi Berisha.
Berisha u fokusua edhe te përmbytjet e vitit 2010 në Shkodër. Ai i’u përgjigj Ramës lidhur me projektin e bypasit që sipas tij i ka dalë kundër edhe kryebashkiakja e djathtë.
“Kjo që pamë me Vjosë, është lule nga ato që mund të shohim në këtë vend. Tani t’ju them juve e qytetarëve të Shkodrës për atë bypasin. Shkodra përjetoi 3 përmbytje gjatë qeverisjes sonë, njëra prej tyre po shkonte pothuaj apokaliptike se në një prej tyre ujrat arritën në 2 metër lartësi në gjysmën e qytetit.
O injorant, digat u hapën dhe shpëtuan Shkdrën, se digat shpëtuan Shkodra, hapja e digave është detyrë. Shkodra do kishte një gjëmë të madhe, por falë mobilizimit të shkëlqyer të atij kryetari bashkie Shkodra nuk apti asnjë viktimë. Tani vijmë te diga, janë marrë në Shqipëri tre kompani të shquara për ujrat. Në konkluzionet e tyre dy ishin, ndërtimi i bypasit në lartësi me pompat e të gtjiha si kushti i kushtit për të mbrojtur në maksimum Shkodrën, shko merr të dhënat, liqeni fryhej çdo ditë me centimetra. Mjaft tani, fole ti nuk do dëgjojmë injorancën tënde. Bypasi dhe vetëm byasi sipas 3 komapnive ishte mënyra për mbrojtjen nga liqeni.
Mos luaj me Shkodrën ë, se Shkodra është në rrezik më shumë se çdo qytet tjetër nga përmbytjet. Jemi këtu në aprlament por për nderim ndaj këtyre zonjave nuk po e them ndaj merreni vetë me mend”, deklaroi Berisha./a.m.
/a.m.