Teksa lideri i PD Lulzim Basha mungon në seancën e kësaj të enjteje. Kryeminsitri Rama i ëhstë drejtuar ish-kryeministrit Berisha teksa përgjigjej për situatën e krijuar nga përmbytjet.
Ndërhyrjeve të Berishës nga vendi Rama i është përgjigjur me disa batuta. Fillimisht ai i ka kujtuar Berishës me ironi se ai është rritur në një zonë të thellë teksa i kujton gjelbërimin e Lanës.
“Sali, ju thonit se do ta bëjmë Lanën Zvicër. Ti kur erdhe i preve pemët dhe e mbushe me ndëritme pa leje, unë i solla gjelbërimin. Çfarë ke me gjelbërimin, ti je rritur edhe në gjelbërim, në ajër të pastër” iu drejtua Rama.
Më pas ai ka deklaruar se Berishën e kemi “me status të veçantë”.
“Saliun e kemi me statusin e qytetarit dixhital që kërkon vetëm pisllëk, shkatërrim, kataklizëm se kujton se bëri revolucionin e ’90 se mendon se do të bëjë ndonjë tjetër”, tha Rama./a.m.