Pas zbardhjes së kontratave të Ministisë së Bujqësisë e cila i jepte tokë arë familjarëve të Klement Balilit gjatë kohës që ai ishte në kërkim, ka ardhur edhe reagimi i opozitës.
Lidhur me akuzat e mazhorancës, përgjigja erdhi nga Emdond Spaho i PD i cili tha se është pikërisht Edi Rama dhe Saimir Tahiri që e kanë mbrojtur Balilin.
Debatit ldhur me akuzat i’u shmang LSI, e cila u quajt “partia e Balilit” nga kreu i grupit të PS Taulant Balla. Po ashtu, ishte misnitri i saj panariti që firmosi kontratat.
“Po tentoni t’i lini ‘dobiçin’ në derë opozitës ndërkohë që ju jeni ata që bashkëpunoni me baronët e dorgës. Sot dëgjuam gjënë më qesharake se Balili po mbrohet nga opozita. Kush e emëroi drejtor Klement Balilajn? E ka emëruar Edi Rama, pse e emërove drejtor? Në maj 2014 opozita e ka denoncuar si baropnin e dorgës, kush qeshi me akuzën? Qeshi Edi Rama, këtu vinte dhe bënte humor me opozitën.
Para 10 muajsh dolën përgjimet e grekëve, se si komunikonte me stafin e tij të drogës, se si i çonin gomonet me drogë në Greqi e Itali, u kujtua kryeminsitrin ynë dhe minsitri Tahiri se kanë qenë bashkë këta, ja ku janë rama dhe tahiri, pse nuk e arrestuan? Tani vijnë e na thonë se duan ta rersotjnë për një kontratë tokash bujqësore. Jo mo jo, ta arrestoni se ëhstë abron i dorgës, për këtë ta arrestoni dhe mos e mbani fshehur”, deklaroi Edmond Spaho./a.m.