Karim Benzema ka pasur dje një tjetër mbremje të dobët me Real Madridin, duke dështuar të shënoi ndaj Al Jazira, ani pse kishte të paktën pesë mundësi.
Paraqitjet e dobëta të Benzemas nuk po e brengosin trajnerin Zinedine Zidane, i cili tha se është i kënaqur me francezin .
Për më shumë, Zidane tha se nuk do të kërkojë nga drejtuesit e klubit transferimin e një sulmuesi tjetër, pasi është i kënaqur me lojtarët që ka.“Si luajti Benzema, a dëshiron një sulmues të ri?
Nuk do të kërkojë transferimin e një sulmuesi të ri. Ai nuk shënoi, por luajti mirë”, tha Zidane gjatë konferencës për media, përgatiti ”Express”. (b.an)