Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të njohë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës, lideri palestinez, Mahmoud Abbas duke theksuar se nuk do të kishte as paqe, as stabilitet pa këtë.
“Ftoj vendet që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë të njohin Jeruzalemin e pushtuar si kryeqytet të Palestinës”, deklaroi presidenti turk, pas hapjes së një samiti të jashtëzakonshëm të Organizatës Islamike për Bashkëpunim (OCI) në Stamboll.
Gjatë këtij takimi kushtuar njohjes nga presidentit amerikan, Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Erdogan, një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze, e cilësoi shtetin hebre si pushtues dhe shtet terrorist.
Masa amerikane ka shkaktuar manifestime në disa vende të Lindjes së Mesme dhe dhunë në Territoret Palestineze dhe Jeruzalem.
Katër palestinezë janë vrarë dhe qindra janë plagosur që prej të enjtes./b.d