“Askush s’e ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyrën time”. Kështu është shprehur noterja Aida Spahiun në seancën e ballafaqimit te Krimet e Rënda, me biznesmenin Ylvi Beqaj, i cili ka akuzuar Emiliano Shullazin se e ka kanosur me jetë në zyrën e noteres.
“Askush nuk e ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyren time”, ka thënë ajo. Ylvi Beqaj nga ana e tij u shpreh se “noterja gënjen”. Ai ka theksuar se është takuar në Rinas me noteren Aida Spahiu ku edhe i ka shprehur shqetësimin për përplasjen me Shullazin”. Ndërkohë, edhe Romeo Tara, ish-truproja i Ylvi Beqajt, mohon që ish-shefi i tij të jetë kërcënuar. “Sa unë kam punuar me Beqajn, askush nuk e ka kërcënuar. Ika nga puna nga Ylviu për arsye financiare”, tha Tara, pretendim i cili u hodh poshtë nga Ylvi Beqaj. “Tara iku kur mori vesh se do kallëzoja Shullazin“, tha Beqaj.
Gjatë seancës Shullazi ka deklaruar se ka përgjime për prokuroren.“Kemi përgjime për ju kur mësoni dëshmitarin çfarë duhet të thotë. Ju keni tabulate, ne kemi filmime”
Ndërkohë, avokatët e Shullazit kërkuan të të hiqet masa e sigurise arrest me burg pasi sipas tyre po zvarritet procesi e ata mbahen në qeli nisur nga një dëshmi e rreme e Ylvi Beqajt. Gjatë ballafaqimit ka ndërhyrë edhe vetë i padituri, Emiliano Shullazi, i cili ka thënë se Prokuroria ka mësuar Beqajn çfarë duhet të thotë. “Prokuroria ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë, për këtë kemi përgjime, do i bëjmë publike. Kemi dhe dëshmitar për këtë punë“, ka thënë ai.
Ballafaqimi në gjyqin e Shullazit:
Noterja Aida Spahiu: Askush nuk e ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyren time.
Ylvi Beqaj: Noterja gënjen. Kam prova, jam takuar me noteren dhe në Rinas më ka shprehur shqetësimin. Kam prova të vërtetoj pretendimet e mia.
Romeo Tara, ish-truproja i Ylvi Beqajt: Sa kohë unë kam punuar me Beqajn, askush nuk e ka kërcënuar. Ika nga puna nga Ylviu për arsye financiare.
Ylvi Beqaj: Tara iku kur mori vesh se do kallëzoja Shullazin.
Avokatët e Shullazit: Të hiqet masa e sigurisë arrest me burg pasi po zvarritet procesi. Ata mbahen në qeli me dëshmi të rreme të Ylvi Beqajt.
Shullazi-prokurores: Kemi përgjime për ju kur mësoni dëshmitarin çfarë duhet të thotë. Ju keni tabulate, ne kemi filmime