Detyra e bashkëshortit të saj si president i vendit, po e ‘përndjek’ kryetaren e LSI Monika Kryemadhi thuajse në çdo bashkëbisedim me gazetarët të cilët e pyesin për qëndrimet e Metës rreth çështjeve të caktuara.
Të dy ata kanë deklaruar sipas mënyrës së tyre se nuk flasin fare për politikë në familje, për të treguar se presidenti po kryen detyrën si një figurë mbi palët, gjë për të cilën gjithsesi publiku është skeptik.
Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët për një tryezë të mundshme te thirrur nga presidenti me krerët e aprtive për çështjen e kryeprokurorit dhe ajo tha se nuk e ka takuar prej ditësh bashkëhsortin.
“Te them te drejten kam nja 12 ditë që s’e kam parë Metën dhe për reformën s’kam folur se nuk më intereson fare cfarë bën presidenti për reformën, kushtetuta ia ka heq të drejtën të merret me këtë gjë, kjo është një sjellje e klasës politike, që duhet të ndryshojë sjelljen e saj se pari mazhoranca”./a.m.