Paraditja në Shqipëri paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore e Qendrore ndërsa vranësira të dendura dhe shira të dobët do të ketë në Veri të vendit.
Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në territorin shqiptar duke shtuar shirat fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin. Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./a.m.