Një grua ka ndërruar jetë në jug të Londrës pasi katër automjete e goditën ndërsa po kalonte rrugën dhe asnjë nga shoferët nuk ndaloi për ta ndihmuar.
Viktima, e cila mendohet të jetë rreth 30 vjeç, u godit fillimisht nga një kamion të hënën në mëngjes duke ecur në një kryqëzim për këmbësorët në Tulse Hill.
The Independent shkruan se gruaja më pas ishte goditur edhe nga një automjet tjetër dhe dy makina, por asnjëri prej shoferëve nuk kishte ndaluar.
Mjekët e ndihmës së shpejtë e trajtuan atë në vendin e ngjarjes në rrugën Norwood, por ajo u shpall e vdekur në orën 07:21.
Detektivët nga Autoriteti i Policisë së Transportit po hetojnë, ndërkohë që të resë do t’i bëhet dhe një autopsi për të përcaktuar momentin e vdekjes.
a.ç