Ish-kryeministri Sali Berisha të martën ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me kryeprokurorin e ri.
Berisha i ftuar në studion e ABC News, u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.
“Ambasadori Lu është në konflit të plotë interesi. Ky ambasador bashkë me ambasadoren tjetër, a nuk iu kanë thënë shqiptarëve të paktën 1500 herë në media, “veting, veting, dhe tani e shkelmojnë. Nëse Edi Rama arrin të poshtërojë opozitën në këtë shkallë, unë besoj se opozita do t’i japë përgjigjen e merituar. Zoti Lu është në konflikt interesi. Ka dy probleme, Lu do që Adriatik Llalla me çdo kusht të ikë. Se Llalla e ka akuzuar për korrupsion. Lu duhet t’i përgjigjet akuzave. Ai e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar ndërprerje hetimi për një dosje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeprokurori të akuzojë një ambasador. Ai duhet ti përgjigjej akuzave dhe të thoshte që nuk është e vërtetë. Por përderisa nuk e ka bërë ka diçka aty. Së dyti, ai thotë jam i gatshëm të jap emra. Kjo është e papranueshme. Ka bërë përpjekje, është shprehur që mund të ofrojë emra. Adriatik Llalla është i ikur, nuk ka diskutim, por tani, edhe thua, që bëni me konsensus dhe nxjerr jashtë çdo lloji standarti ekspertizën pa ta kërkuar njeri”, tha Berisha
I pyetur nga gazetarja se cili do të ishte reagimi i Berishës, nëse baza e Partisë Demokratike, kërkon largimin e Bashës, Berisha u shpreh se do të ishte dakord me vendimin e bazës.
“Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Gjatë historisë 27-vjeçare të kësaj partie ka pasur debate gjithmonë. Nuk ka ngelur gjë që nuk është shkruajtur, por një nga historitë më të mrekullueshme është ajo e lëvizjes studentore dhe e themelimit të PD.
Njëri prej tyre do të thonte këto fjalë: bashkëpunëtorët e afërt nuk e donin Berishën, natyrisht e kundërshtonin, donim të shpëtonim prej tij, por problemi ishte ky, që sa dilte në bazë baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën”, tha Berisha.
a.ç