Një grua e cila u përdhunua gjatë kohës që ishte e dehur, ia tregoi ngjarjen bashkëshortit të saj, por analiza e ADN-së zbuloi se autor i kësaj ngjarjeje kishte qenë pikërisht bashkëshorti i saj.
Sipas të përditshmes “DailyMail”, 35-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, e mori gruan nga një lokal nate në Reading, Bershire dhe më pas e përdhunoi në shtëpinë e tyre, ndërkohë që fëmijët ishin në gjumë.
Mëngjesin e asaj nate, gruaja i tha bashkëshortit se dyshonte që ishte përdhunuar. Ky i fundit e nxiti atë që të kontaktonte policinë, por të dhënat e ADN-së treguan se përdhunuesi kishte qenë pikërisht bashkëshorti.
Çështja në fjalë shkoi në gjykatë dhe gjatë seancave u zbulua se çifti kishte patur një sherr, teksa ishin nisur për në shtëpinë e disa miqve të tyre. Për këtë arsye gruaja kishte dalë gjatë darkës dhe kishte pirë alkool në një bar.
Bashkëshorti i saj kishte marrë një telefonatë dhe kishte shkuar për ta marrë. Ai e kishte gjetur gruan në një stol, të pa ndërgjegjshme.
Duke qenë se ajo nuk kishte qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj, veprimi i bashkëshortit u konsiderua përdhunim dhe ai u dënua me 7 vjet burg
a.ç