Shtatë juristë të njohur kanë aplikuar për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm, ndërkohë që afati zyrtar ka përfunduar më orën 18:00.
Burime nga Kuvendi thonë për mediat se bëhet fjalë për 7 emra dhe ata janë:
1. Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda
3. Granit Shahu, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë
4. Ermira Tafan që aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit
5. Artur Selmani ka qenë në grupin e prokurorëve të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
6. Ferdinand Elezi Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës
7. Arta Marku Prokurore e Shkodrës
Selmani mësohet të ketë qenë pjesë e trupës së akuzës në çështjen e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.
Në listën e aplikantëve bie në sy se për karrigen e Adriatik Llallës kandidojnë 5 meshkuj dhe dy femra.
Me mbylljen e afatit zyrtar pritet që të nisë edhe shqyrtimi i kritereve të të interesuarve.
Më herët kryeministri Rama ka bërë thirrje për konsensus me opozitën me qëllim që kryeprokurori i përkohshëm të jetë një emër sa më konsensuale.
Nga ana tjetër, mazhoranca ka paralajmëruar zgjedhjen me 71 vota në rast se opozita nuk i bashkohet ftesës.
Ndërkohë Partia Demokratike kërkon që Adriatik Llalla të vijojë detyrën deri në zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas saj, Kryeprokurori duhet të zgjidhet me 84 vota dhe të kalojë procesin e Vettingut. /JavaNews/b.d