1821 – Lindi Gustave Flaubert, klasik i romaneve realiste franceze, autor i “Madame Bovary”, për të cilën ai u akuzua për shkelje të moralit publik (“Salammbo”, “Tundimi i Shën Antonit”).
1863 –Lindi piktori norvegjez Edvard Munk (Munch) një nga pionierët e shprehjes artistike të gjestikulacionit. Punoi për portrete (Ibsen, Strindberg, Mallarmé) dhe peizazhet, dhe ndër pikturat e tij më të famshme janë veprat “Britma” dhe “Vajzat në urë”.
1894 – Trupat japoneze filluan pushtimin e Koresë.
1896 -Guglielmo Marconi shkoi në Londër dhe për herë të parë ka demonstruar publikisht telegrafin pa tel.
1913 – Piktura e Leonardo da Vinci “Mona Lisa” është gjetur në Firence, dy vjet pasi ishte vjedhur nga Muzeu i “Louvre” në Paris.
1915 – U lind këngëtari amerikan dhe aktori Frank Sinatra, i cili fitoi famë botërore pas hiteve të njohura muzikore “Stranger in the Night” dhe “New York, New York”. Ai është fituesi i Oskarit për filmin “Nga këtu deri në përjetësi”. (b.an)