Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
I pyetur nëse Maqedonia do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zaev nuk e ka mohuar një gjë të tillë “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO.
Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev, përgatiti Express. (b.an)