Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka adresuar një mesazh urimi kreut të PD Basha me arstin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Në mesazhin e saj, Kryemadhi e cilëson këtë të sotmen si një ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë.
“Uroj 27 vjetorin e partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit te saj Z. Lulezim Basha. PD lindi si një nevoje për ndryshim. Kjo është dite reflektimi per rrugën e Shqipërisë qe nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol te spikatur ne mazhorance dhe ne opozitë. Opozita Shqiptare sot përballet me sfida te ngjashme me ato te Dhjetorit te ’90. Dhjetori i ’90 është një mësim si rrezohen diktaturat”, thotë Krymadhi./a.m.