Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptarë i cili merrej me shpërndarje droge në zonën e Vicenzas. Personi i arrestuar është 38-vjeçari Gjergji Kokoshari.
Ai u prangos së bashku me dy shtetas tunizianë teksa po përgatisnin drogën me doza.
Të tre këta persona kishin marrë një banesë me qira në aktin e dytë të një pallati. Teksa ndërhyri policia, shqiptari u hodh nga dritarja por theu këmbën. Policia sekue4stroi 3.3 kg marijuanë si dhe 17 gramë hashash./a.m.