Në vijim të traditës së krijuar tashmë me mbledhjen e qeverisë çdo muaj në një qark të vendit, Këshilli i Ministrave u zhvendos këtë fundjavë në qarkun e Shkodrës.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell një fotoalbum të aktivitetit të qeverisë gjatë mbledhjes dyditore në qarkun e Shkodrës.
Nisma e kryeministrit që zhvendos një herë në muaj mbledhjen e kabinetit qeveritar nga kryeqyteti drejt qarqeve të vendit, synon sipas tij “zbritjen e qeverisë në territor dhe vendosjen e një kontakti intensiv me komunitetin.
Në kuadër të kësaj nisme edhe ministrat çdo muaj zhvillojnë takime me banorët e secilit qark./b.d