Lëvizja Socialiste për Integrim ka intensifikuar sulmet e saj ndaj prezencës ndërkombëtare në Tiranë dhe kryeministrit Rama.
Ka qenë Petrit Vasili që këtë të diel nuk ka kursyer as Prokurorinë dhe misionin e OSBE/ODIHR.
Përmes një statusi në Facebook, Vasili shkruan se ambasadorët heshtën për përfshirjen e policisë në zgjedhje.
Por ai “harron” se policia gjatë fushatës dhe pas saj drejtohej nga ministri Dritan Demiraj, emër i ardhur nga Partia Demokratike si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha. Në listën e të sulmuarve sot, mungon pikërisht institucioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ja çfarë shkruan në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së:
Kryeministri zhveshi policine per vota,heshtja e prokurorise faj i rende publik.
Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste.
Ambasadoret e huaj qe s’lene gje pa komentuar nuk folen. As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort.
Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin.
Prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite,megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit,nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale.
Kjo heshtje eshte faj i rende publik.
A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranua po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje.
Prokuroria s’ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit.
Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor,prokuroria le ta shohe dhe le te veproje,kjo ndan nese eshte e blere nga kryeministri apo jo. /JavaNews/b.d