Mëngjesin e kësaj të diele mali i Dajtit në Tiranë është zbardhur nga dëbora.
Sipas Meteoalb, në orët e para të ditës së sotme do të ketë vranisra dhe reshje të pakta dëborë në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët.
Gjatë ditës Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore.
a.ç