Ndalimi i rrjedhës së dioksidit të karbonit në atmosferë nuk mjafton. Ai duhet të nxirret jashtë funksioni.
Dy vjet më parë, e gjithë bota po përpiqej që ngrohja globale të mos rritej më shumë se 2,2°C, në krahasim me periudhën paraindustriale. Shkencëtarët dhe aktivistët e ndryshimeve klimatike filluan të nxirrnin teori të ndryshme. Nga ana tjetër, politikanët po i mbështesnin ato. Pavarësisht paqartësive mbi Marrëveshjen e Parisit, si dhe disa pengesa të tjera, duke përfshirë edhe vendimin e Presidentit Donald Trump për të larguar Amerikën nga kjo marrëveshje, atmosfera e vetëvlerësimit ndihej ende mes atyre që u mblodhën në Bon muajin e kaluar në takimin e radhës, shkruan The Economist.
Megjithatë, gjëja më e dëmshme e refuzimit të Amerikës në lidhje me ndryshimet klimatike mund të mos jetë ndikimi që mund të ketë mbi emetimet e tij, të cilat mund të jenë të papërfillshme. Është mbështetja që SHBA u ka dhënë vendeve të tjera për të shmangur njohjen e problemeve të marrëveshjes që Amerika është duke e braktisur.
Marrëveshja e Parisit supozon, në fakt, se bota do të gjejë mënyra për të nxjerrë jashtë CO2 nga ajri. Kjo sepse, në çdo skenar real, emetimet nuk mund të ulen sa duhet për të mbajtur sasinë totale të gazrave serë në nivele aq të vogla sa për të kufizuar me sukses rritjen e temperaturës.
Por ka pak diskutime publike se si të sillen “emetimet ekstra negative” të nevojshme për të reduktuar stokun e CO2 (dhe madje edhe më pak kur i referohemi idesë radikale të uljes së temperaturës, duke bllokuar dritën e diellit). Vetëm në rast se ajo ndryshon, premtimi i uljes së dëmit të ndryshimeve klimatike është pothuajse i sigurt për t’u prishur.
Nuk duhet të jeni shumë posesivë
Në 101 nga 116 modele gjithsej që Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike përdor për të parashikuar atë që mund të ndodhë, supozohet se karboni do të largohet nga ajri në mënyrë që bota të ketë një mundësi të mirë për të përmbushur objektivin prej 2 °C.
Dioksidi i karbonit që supozohet të largohet nga ajri deri në vitin 2100 mund të jetë një sasi e frikshme prej 810 miliardë tonë, pothuajse po aq sa ekonomia botërore prodhon në 20 vjet sipas normës së sotme.
Vënia në praktikë e skemave të heqjes së karbonit të kësaj shkalle do të ishte vërtet një përpjekje epike edhe në qoftë se ekzistojnë teknikat e provuara dhe të testuara.
Por ata nuk e bëjnë. Vetëm shumë pak centrale të prodhimit të energjisë dhe objekte industriale, arrijnë që të kapin CO2, i cili përndryshe do të përfundonte në ajër dhe janë gjithashtu të aftë për ta ruajtur atë nën tokë, një praktikë e njohur si kapja dhe ruajtja e karbonit. Por metoda për uljen e emetimeve, e përdorur kohë më parë, ende vepron në një shkallë të vogël, dhe merret vetëm me disa dhjetëra milionë tonë CO2 në vit. Dhe skema të tilla thjesht ulin emetimet; ato nuk i kthejnë ato.
Çfarë mund të bëhet ndryshe?
Përgjigjja e parë dhe ajo që mund të realizohet më shpejt është që të mbjellim sa më shumë pyje, ose zëvendësimi i fushave të mbjella me sipërfaqe sa më të cekët, që i ndihmon tokat që ta absorbojnë dhe ta mbajnë më shumë CO2.
Një tjetër është që të aplikohet kapja dhe magazinimi i karbonit në centralet e energjisë që digjet nga biomasa.
Ekzistojnë edhe ide të tjera më të reja. Karboni mund të kapet direkt nga ajri, duke përdorur filtra kimikë dhe në këtë mënyrë të ruhet. Ose mineralet mund të grumbullohen dhe të mbillen në tokë ose në det, duke u përshpejtuar procesin miliarda vjeçar në vetëm disa vite, procesi natyror që i lidh ato me CO2 për të formuar shkëmbinj karbonikë.
Nëse ndonjë nga këto teknologji është aq efikase sa të funksionojë atëherë kur duhet, kjo nuk dihet. Të gjitha prej tyre janë të shtrenjta dhe asnjë nuk është provuar.
Bindja e popullsisë për të mbjellë sa më shumë pemë të reja apo kultura të ndryshme për të prodhuar energji, ashtu siç e kërkojnë edhe nxitjet klimatike, duket një proces i vështirë për t’u arritur.
Ndryshimi i praktikave bujqësore do të ishte një metodë më e lirë, por shkencëtarët dyshojnë se kjo do të thithte sasinë e mjaftueshme të CO2, aq sa për të kompensuar gazrat serrë të lëshuara nga bujqësia.
Edhe pse energjia e rinovueshme mund të gjenerojë një pjesë energjisë elektrike në botë, askush nuk e di se si të pasurohet, thjesht duke hequr gazrat serrë.
Por kur situata të bëhet emergjente, shkenca nuk mund të veprojë menjëherë dhe atëherë kur mungojnë stimujt komercialë, barra u bie fondacioneve qeveritare dhe atyre private, të cilat fatkeqësisht janë duke u ulur në numër.
Shkenca më shumë do të shërbente si një politikë siguruese kolektive kundër një kërcënimi kaq të madh.
Megjithatë, këtë vit, Britania ishte vendi i parë që i kushtoi rëndësi kësaj çështjeje dhe investoi para në projekte të tilla. Amerika është në fazën e shqyrtimit të disa granteve, pavarësisht ndikimit negativ të z. Trump. Rreth 15 miliardë dollarë në vit shkon për kërkime, të gjitha në zhvillimin e teknologjive me emetime të ulëta karboni, por ajo vlerë duhet të rritet dhe më shumë duhet të kanalizohet edhe në drejtim të nxjerrjes jashtë të karbonit.
Një tjetër formë e mohimit të klimës
Një treg i madh për CO2 do të ofronte një incentivë shtesë për të larguar atë nga atmosfera. Por përdorimet e saj janë të kufizuara. Nëse rregullatorët do të detyronin industritë të cilat nuk mund t’i konvertojnë në energji elektrike, siç është ajo e aviacionit për shembull, që të përdorin lëndë djegëse sintetike në vend të atyre fosile, kërkesa për CO2 që është lënda e parë për ato karburant mund të rritet shumë. Megjithatë, industritë do të vazhdonin të rezistonin.
Nëse tregu nuk do të ofrojë një inventivë, atëherë duhet të hyjë në lojë qeveria, e cila mundet të ofrojë një incentivë. Çështja për vendosjen e një çmimi të duhur mbi karbonin është e fortë. Mungesa e tij është një nga arsyet pse kapja dhe ruajtja e karbonit nuk është hequr si një mënyrë për të reduktuar emetimet nga impiantet e fosileve; pajisja e nevojshme mund të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, vendosja e një çmimi të lartë për të inkurajuar emetimet negative do të asfiksonte ekonominë.
Subvencionet janë një tjetër opsion. Pa to, burimeve të rinovueshme do t’u duhej më shumë për të konkurruar me lëndët djegëse fosile. Por ato janë të dëmshme. Gjermania ka investuar 1 trilion dollarë për energjinë elektrike me emetime të ulëta karboni dhe madje, edhe pas këtij investimi, ajo vazhdon që të varet nga lëndët djegëse fosile, për më shumë se gjysmën e fuqisë së saj.
Megjithatë, qeveritë mund të ofrojnë një shpërblim për çdo ton CO2 të nxjerrë dhe të ruajtur. Në teori, një dhuratë e tillë duhet të paguhet nga një fond i financuar nga shtete të ndryshme në varësi të emetimeve kumulative historike (listën e kryeson Amerika e ndjekur më pas nga Europa dhe më pas Kina).
Në të vërtetë, përballja me të metat e Marrëveshjes së Parisit është në fokusin e pjesës më të madhe të qeverive. Por nën administratën e z. Trump, Amerika nuk është e përgatitur të zvogëlojë rrjedhën e emetimeve, ndërsa magazinimi thuajse nuk është përdorur fare. Por problemi nuk mund të zgjidhjet sa hap e mbyll sytë, edhe në rast se Amerika do të bashkohej me nismën e pjesës më të madhe të shteteve pro Marrëveshjes së Parisit. Të shumta janë shtetet e pasura që shprehen se tashmë po bëjnë shumë në drejtim të zvogëlimit të emetimeve të CO2, madje më tepër se vendet në zhvillim.
Në fakt, nxjerrja e dioksidit të karbonit nga atmosfera nuk është një alternativë për të ulur sasinë e gazrave serrë. Nëse politikëbërësit nuk i marrin seriozisht emetimet negative, premtimet e Marrëveshjes së Parisit do të zbehen./Monitor