Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi në Fier gjatë pasdites të së shtunës. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Sheq ku nga përplasja e dy automjeteve u plagosën nënë e bir.
NJOFTIMI I POLICISE
Në datën 09.12.2017, në orën 16:50, në lagjen “Sheq i Vogël” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K, 45 vjeç, banues në Fier, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve./a.m.