Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka gëzuar në kryeqendrën e veriut Shkodër ku është zhvilluar mbledhja e radhës e qeverisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Pas një vizite të suksesshme në Bruksel dhe marrjes së garancive të forta nga lidershipi i BE për hapjen e negociatave në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm, gëzimin për rrugën e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e ka shprehur përmes tingujve të muzikës.
Madje Bushati, në prezencë të ministres së Mbrojtjes Xhaçka, të Kulturës Kumbaro, të Bujqësisë Peleshi dhe të Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri, është ngritur dhe ka kënduar bashkë me këngëtarin profesionist një këngë traditcionale shkodrane, “Me ken shkodran taba i ban…”. Bushati ka marrë dhe duartrokitjet e kolegëve ministra dhe të të pranishmëve.