Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vijon që të përcjellë mesazhe të forta kundër korrupsionit duke nxitur të rinjtë të që reagojnë. Në një postim në faqen e ambasadës amerikane, Lu shkruan se korrupsioni përfundon kur njerëzit thonë boll dhe fillojnë të veprojnë.
“Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë” shkruan ambasadori i SHBA.