Dalin detaje te reja nga ngjarja e rende e ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Lezhe, kur u ekzekutua me arme zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Nënë Tereza”.
Sipas policise, rreth orës 04:00 Aleksandër Ndoka është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubish” me traga AA 382 SE. Nga hetimet e para dyshohet se kane qene me shume se 2 autor, por per momentin jane ende te paidentifikuar.
Viktima eshte qelluar nga nje distance shume e afert dhe ndaj tij eshte qelluar me bresheri automatiku. Kane qene familjaret ata qe kane degjuar bresherine e armes dhe me pas kane pare gjemen dhe kane njoftuar policine.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër