Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme kriminale. 50 vjeçari me iniciale A.K., banues në Tiranë u arrestua me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për trafikim të lëndëve narkotike. Parashikuar nga Nenet 283/a/2 i Kodit Penal.
Personi i dytë është 52 vjeçari me iniciale N.G., banues në Tiranë akuzohej për mashtrim duke i dhënë masën e sigurisë 4 muaj burg, parashikuar në Nenin 143/1 i Kodit Penal.
Ndërsa 24 vjeçari me iniciale S.K.,banues në Bilisht(I dënuar edhe më para për vjedhje) dhe 19 vjeçari me iniciale K.Z., është, banues në Kuçovë kanë tentuar të vjedhin një Bar-Kafe rreth orës 02:30 në rrugën “Hysen Xhura”, në Tiranë e cila ishte në pronësi të 45 vjeçarit me iniciale K.Q., ku në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Pezho”, i marrë me qira për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Mbas hetimeve rezultoi se, këta shtetas dyshohet se janë autor të ngjarjes në rrugën “Ramazan Bogdani”, ku është vjedhur banesa e A. G. Parashikuar nga Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.
Një tjetër 45 vjeçar me iniciale A.S., banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë për vjedhje të energjisë elektriken për lokalin e tij në rrugën “Qemal Stafa.” Parashikuar nga Neni 137 i Kodit Penal.
Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë dy shtetas përkatësisht 25 vjeçarin Ervis., banues në Kavajë, pasi ishte duke drejtuar mjetin triçikël, tip “CDI Elektrik Starter”, pa targë.
Ndërsa 33 vjeçari Roland Rr., banues në Kavajë u arrestua duke drejtuar pa targë një motor të modifikuar me karroceri.